Arturo Vidal ka oferta nga Lindja e Mesme dhe Kina, por dëshira e përfaqësuesit të Kilit është që të qëndrojë me Interin.
Ai u soll nga trajneri i mëparshëm Antonio Conte dhe vazhdimisht u kritikua për qëndrimin e tij, si në stërvitje ashtu edhe në ditët e ndeshjes, shkruan Football Italia.
Vidal, që aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Kilit në Copa America, me sa duket është i vendosur t’i rezistojë të gjitha ofertave dhe të qëndrojë derisa kontrata e tij të skadojë në qershor të 2022-ës.
“Vidal dëshiron të qëndrojë me Interin, nuk ka dyshime për këtë. Duke thënë këtë, ai mori oferta të rëndësishme nga Lindja e Mesme për të vazhduar karrierën e tij. Ai gjithashtu tani ka një propozim të rëndësishëm nga një klub kinez”, thanë përfaqësuesit e tij.