Kacper Kozłowski i Polonisë është bërë lojtari më i ri në histori që paraqitet në një Kampionat Evropian me vetëm 17 vjet e 246 ditë.
Kozlowski u inkuadrua në lojë në minutën e 55’ të ndeshjes e cila në fund përfundoi me barazim 1-1 në ballafaqim me Spanjën, përcjellë KosovaPress.
Ndryshe, Polonia renditet e fundit të Grupin E me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të para të këtij rrethi.
Lojërat e futbollit po vazhdojn çdo ditë.