Spanja ka regjistruar barazimin e dytë në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian. Spanjollët nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj Polonisë në “La Cartuja” të Sevillës.
Alvaro Morata realizoi golin e epërsinë për Spanjën në minutën e 25-të pas asistit nga Gerard Morenos.
Në minutën e 54-të Robert Lewandowski realizoi golin e barazimit. Ai pranoi një asist nga Jozwiak dhe bukur me kokë e mposhtu Unai Simonin.
Në këtë takim u thye edhe një rekord që ishte vendosur javën e kaluar.
Talenti polak, Kacper Kozlowski është bërë futbollisti më i ri që luan në Kampionate Evropian.