Futbollist i Polonisë, Kacper Kozlowski është bërë futbollisti më i ri në moshë që paraqitet në Kampionat Evropian.
Kozlowski, u inkuadrua në lojë në minutën e 55’ të ndeshjes në vend të Mateusz Klich.
Me inkuadrimin e tij mesfushori, ka thyer rekordin e Jude Bellingham duke u bërë futbollisti më të ri në moshë që paraqitet në “Euro 2020”.
Bellingham zhvilloi ndeshjen e parë në Kampionat Evropian në moshën 17 vjeçare e 349 ditë, ndërsa Kozlowski u paraqit sot në moshën 17 vjeçare e 246 ditë.
Polonia arriti ta fitojë një pikë sonte pasi ndali në barazim Spanjën 1-1.