Largimi i Federico Bernardeschi-t nga Juventus dukej i sigurt, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar.
Sipas Gazzetta dello Sport, e ardhmja e ish-yllit të Fiorentina-s mund të jetë në Torino pas kthimit të Massimiliano Allegri-t në stol.
Trajneri livornez mund të kërkojë ta mbajë, sepse e di si të nxjerrë më të mirën nga ai.
Lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të qëndruar te bardhezinjtë dhe vetëm një ofertë nga Premier League mund ta bëjë të ndryshojë mendim.
Mino Raiola do të ulet në tavolinë me Cherubini-n, për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e klientit të tij, duke parë se kontrata e Bernardeschi-t skadon në vitin 2022.