Klubi anglez Manchester United ka shprehur interesim për mbrojtësin e Villareal Pau Torres.
Sipas gazetës “AS”, Man Utd po përgatitet të dërgojë një ofertë në drejtim të Villareal për futbollistin e tyre Torres.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer e sheh 24- vjeçarin si futbollsitin ideal që të jetë partner i mbrojtjes me Harry Maguire në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.
Villareal po kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet mbrojtësin, për të interesim ka shprehur edhe Real Madrid.
Spanjolli, sezonin e kaluar zhvilloi 44 paraqitje me fanellën e Villareal në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe dy asistime.