Do të luhen ditën e sotme dy ndeshjet e Grupit A, në Europian, duke filluar nga ora 18:00. Një pikë i mjafton Italisë për ta mbyllur e para.
Në rast të një barazimi në ndeshjen e sotme ndaj Uellsit, Italia do e kalonte grupin e para. Nga ana tjetër edhe uellsianëve i bën punë 1 pikë, pasi do të siguronin matematikisht kalimin e grupit në vendin e dytë, pasi janë në kuotën e 4 pikëve, 3 më shumë se Zvicra e vendit të tretë.
Këta të fundit përballen me Turqinë ditën e sotme dhe fitorja është detyrim, për të shpresuar në një ndalesë te Uellsit dhe të synojnë vendin e dytë, ndonëse i duhet të shënojë edhe sa më shumë, për të rregulluar golavarazhin.
Pritet të jenë dy ndeshje të luftuara, me spektaklin që është i garantuar.
NDESHJET:
Grupi A
Itali-Uells 18:00
Zvicër-Turqi 18:00