Sipas të gjitha gjasave, Harry Kane do të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi anglez disa herë e ka përsëritur se dëshiron të luajë në ndeshje të mëdha dhe të fitojë trofe, diçka që po i mungon te skuadra londineze.
Manchester City raportohet të jetë klubi më i interesuar për të siguruar shërbimet e tij. “Daily Star” raporton se City është duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë funteve, e cila do të dërgohet drejt klubit londinez, pas përfundimit të “Euro 2020”.
Sipas mediumit anglez, kjo do të jetë oferta e vetme nga “Qytetarët” për 27-vjeçarin. Nëse oferta refuzohet nga Tottenhami, atëherë Manchester City do të kërkoj një tjetër sulmues.
Ndryshe, Harry Kane ka kontratë të vlefshme me Spurs deri më 30 qershor 2024.