Heroi i Gjermanisë, historia e Gosens: Nuk u bë dot polic se ishte “këmbëshkurtër”

Futboll

Heroi i Gjermanisë, historia e Gosens: Nuk u bë dot polic se ishte “këmbëshkurtër”

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:11
Robin Gosens

"Plani fillestar ishte të bëhesha oficer policie, ashtu si gjyshi im".  Por aplikimi i tij nuk u pranua sepse këmbët e tij kishin gjatësi të ndryshme. Tani këto këmbë në shënjestër të të gjitha kamerave ", shkruan ARD. 

" Jam shumë i lumtur dhe krenar. Ishte një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo kuptim, " tha Robin Gosens, 26 vjeç, pasi u shpall lojtari i ndeshjes pas fitores së Gjermanisë 4-2 ndaj Portugalisë në Kampionatin Evropian. Për një orë (doli nga fusha e lojëës në minutën e 63-të për shkak të një dëmtimi të lehtë), Gosens luajti një ndeshje prefekte, duke kënaqur zemrat e mijëra tifozëve gjerman.

Mbrojtësi i majtë ishte i pandalshëm, protagonist tek autogoli i portugezëve, asistoi për Kai Haverz, dhe shënoi me kokë golin e katërt për ekipin e tij.

Image
Robin Gosens

“ARD” e quajti Gosens " një lojtar i munguar për panzerat", duke iu referuar luftës së Gjermanisë me mbrojtësit, veçanërisht në të majtë.

Gosens ndoqi një rrugë që ndiqet rrallë - si bir i një holandezi dhe një gjermaneje, ai u rrit në Emerich në Rhein, pranë kufirit Hollandez.

Image
Robin Gosens

Në moshën 18 vjeçare, Robin luante ende futboll amator, kur u pa aksidentalisht nga një skaut i hollandezëve të Vitesse-s.

Ai luajti edhe për Dodrecht dhe Heracles, dhe më pas për pak më shumë se një milion euro në 2017 u transferua te Atalanta, ku ishte një nga mbrojtësit më të rrezikshëm për kundërshtarët.

Image
Robin Gosens

"Plani fillestar ishte të bëhesha oficer policie, ashtu si gjyshi im".  Por aplikimi i tij nuk u pranua sepse këmbët e tij kishin gjatësi të ndryshme. Tani këto këmbë në shënjestër të të gjitha kamerave ", shkruan portali ARD. "Përveç karrierës në futboll, Robin studioi psikologji. Teksa shumë shok të ekipit kombëtar gjerman luajnë PlayStation , Goosens lexon libra. "

Portali t-online shkruan se Goosens është" lloji i futbollistit që Gjermania ka dëshiruar. Është këtu tani. "List Welt shkon një hap më tej, duke shkruar se Gosens mishëron" atë që shumë tifozëve u mungonte edhe jashtë fushe. "

Image
Robin Gosens

Tabloid “Bild” kontaktin e parë me trajnerin Joachim Low. Ishte një SMS: "Përshëndetje, Robin. Jam Joachim Low. Kam marrë një telefonatë nga agjenti juaj. Unë do të doja t'ju telefonoja në ditët në vijim. Kur keni kohë? Mirupafshim. "

E përditshmja “Tagesspiegel” shkruan se Kampionati Evropian mund të ndikoi në karrierën e Gossen. Edhe para fillimit, kishte zëra se shumë klube ishin të interesuara për të- nga Atletico Madrid, Leicester dhe Juventus te Hertha dhe Bayer Leverkusen. Babai i tij, i cili e këshillon, tha se Gossens nuk duhet të shqetësohen nga këto gjëra gjatë turneut. “

Image
Robin Gosens

Portali “Sportbuzzer” komenton vendimin e Joachim Low, i cili "guxoi" të hidhte të njëjtën 11-she në fushë kundër Portugalisë si kundër Francës. Kjo është arsyeja pse shumë analistë e kanë shpallur Low "të çmendur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat