Fjoart Jonuzi do të jetë pjesë e Vllaznisë, të paktën edhe për një sezon. Mesfushori ka nënshkruar kontratën e re, e cila do ta mbajë të lidhur me skuadrën shkodrane edhe për sezonin tjetër.
Jonuzi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Vllaznia në sezonin e fundit, me Tomas Brdariçin, që e kishte ndër lojtarët më të aktivizuar.
24-vjeçari përveç Vllaznisë, në Superiore ka luajtur edhe për skuadrën e Kukësit dhe Laçit, ndërsa është aktivizuar edhe me Gjilanin në Kosovë.
Lojtari ka firmosur sot rinovimin e kontratës me Vllazninë dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Brdariç.
Njoftimi i klubit:
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re me mesfushorin Fjoart Jonuzi, për të qenë edhe për një sezon tjetër pjesë e jona. Ai do të bashkohet menjëherë me skuadrën në stërvitje, për t’u bërë gati për ndeshjet europiane.