Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur për paraqitjen e madhe të Robin Gosens kundër Portugalisë.
“Robin respekton mënyrën e lojës së tij, është i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë gati të luftojë.
Luan me një energji të madhe dhe i është dashur shumë pak të përshtatej me grupin”, ka thënë Low.
“Është një lojtar kyç i Atalanta-s dhe çdo vit shënon disa gola, personalisht e ndjek prej dy vitesh dhe po na jep një ndihmë të madhe me cilësitë që ka”.