Skuadra me renome e futbollit Prishtina po stërvitet në Tiranë në prag të ndeshjes së parë parakualifikuese në Champions League.
Prishtina po bëhet gati për ndeshjen e 22 qershorit kundër skuadrës nga San Marino, Folgore.
Prishtina është favorite në këtë përballje e cila do të luhet në orën 20.00.
Kryetrajneri i Prishtinës po punon pareshtur që të janë sa më të përgatitur për sfidën e madhe.
“Pasdite stërvitja në ‘Selman Stërmasi”, shkruan në faqen e FC Prishtina.