Liria mban kuvendin, ky është hapi i klubit të madh!

Futboll

Liria mban kuvendin, ky është hapi i klubit të madh!

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:03
Liria mban kuvendin, ky është hapi i klubit të madh!

Klubi me renome i futbollit Liria nga Prizreni e ka mbajtur Kuvendin e punës dhe u morën disa vendime shumë të rëndësishme në të mirë të kolektivit. 

“Jepet miratimi për menaxhim privat-privatizim!

Kuvendi i Punës i KF Liria, u mbajtë të shtunën (19.06.2021, ora 19.00) mbrëma në Hotel Premium Park në Prizren.

Punimet i hapi kryetari Qemal Krasniqi, pasiqë përshëndeti delegatët e pranishëm, ku prezent ishin 29-të nga 41 sa janë gjithsejt.

Pas formimit të trupave punuese e konstatimit të korumit, nga Komisioni verifikues, nisi edhe procedimi me pikat e rendit, që u miratua unanimisht.

Pika e parë kishte të bënte lidhur me raportin e punës për periudhën janar 2020 – maj 2021, të cilin e paraqiti Qemal Krasniqi, kryetar.

Pas kësaj pati diskutime nga shumica anëtarëve pjesëmarrës, ku nuk munguan kritikat.

Ndërkaq, pika kryesore (pika e 2-të) kishte të bënte lidhur me shqyrtimin e propozimit për dhënjen në menaxhim privat.

Kryetari aktual theksoi nevojën e marrjes së një vendimi për dhënjen në menaxhim privat, ngase kështu nuk po funksionon, duke elaboruar gjërësisht këtë nevojë, bazuar në rezultatet jo të mira.

Ai, më tej ka treguar edhe kontaktet lidhur me këtë mundësi me kryetarin e Komunës z.Mytaher Haskuka, Komisionin për mbikqyerje  të kodit buxhetor: ‘politikat zhvillimore’, ku konstatimi dhe pajtimi është që kjo të bëhet sa më parë, gjithnjë duke ndjek rrugët ligjore.

Po ashtu, ai njoftoi edhe për një afarist – shtetas gjerman, që ka shpreh interes, lidhur me këtë.

“Është në dorën tonë që ti japim drejtim të ardhmes së klubit”, tha ndër të tjera Krasniqi, duke e hapur debatin në këtë pikë.

Diskutimet ishin nga më të ndryshmet, gjithnjë në funksion të gjetjes së rrugëve për nxjerrje nga kjo situatë që po kalon KF Liria, jo vetëm ekipi i parë. Kritika pati edhe për Shkollën e futbollit, përfshirë Kadetët e Juniorët si dhe ekipin e vajzave, që po kalojnë krizë rezultatesh.

Andaj, nisur nga kjo kuvendarët e klubit, u dakorduan dhe me votim unanim, të gjithë për, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, njëzëri vendosën që : KF Liria të shkojë drejtë menaxhimit privat – privatizimit.

Për këtë një Komision nga Bordi aktual dhe tre anëtarë të Kuvendit (që me votë morën mbështetjen në Kuvend), u autorizuan dhe kanë kompetenca të plota për arritjen a marrëveshjes dhe ndjekjen e procedurave ligjore, bashkë me zyrtarë nga Komuna, me të interesuar potencial, për privatizimin e klubit.

Me këtë vendim, tashmë hapet rruga e ndryshimit të menaxhimit, siç ka qenë deri tash dhe KF Liria, shkon drejt privatizimit”, njofton KF Liria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat