Lorenc Trashi ishte i ftuar në emisionin “Euro Magjia” që transmetohet në “RTSH”.
Futbollisti i Kombëtares ka zbuluar njëkohësisht edhe mesazhin e lojtarit të Gjermanisë, Kimich, që ka premtuar shkatërrimin e Portugalisë. Rezultati përfundimtar i ka dhënë të drejtë teksa “pancerat” fituan në shifrat 4-2.
“Kam një mikun tim, Eraldin, që rri në Gjermani dhe është shok i ngushtë me lojtarin e Bajernit, Kimmich.
Flasin shumë me njëri-tjetrin dhe para ndeshjes Kimish i shkruan: “Do e shkatërrojmë Portugalinë sot”, tha Trashi.