Donaldo Açka ka mbyllur aventurën te skuadra rumune e Universitatea Cluy.
Këta të fundit kanë njoftuar largimin e 14 lojtarëve, teksa në listë ka qenë edhe mesfushori shqiptar.
Tashmë Açka del si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re, për të vazhduar karrierën e tij.
Kujtojmë se 23-vjeçari ka luajtur edhe në Superiore, ku ishte pjesë e Luftëtarit për 2 vite, nga 2018 deri në 2020.
Açka u bashkua me skuadrën e ligës së parë rumune në qershor të vitit të kaluar, teksa aventura aty zgjati vetëm një sezon.