Në pikëpyetje paraqitja ndaj Holandës?!
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mbyll përgatitjet për sfidën e fundit të Grupit “C” të EURO 2020, duke zhvilluar stërvitjen në stadiumin “Johan Krojf” në Amsterdam.
Të gjithë futbollistët konkurrojnë për një vend në ekipin e parë që do të përballet me Holandën, përveç kapitenit Goran Pandev, që mungoi në 2 stërvitjet në kryeqendrën holandeze dhe është në pikëpyetje paraqitja e tij ndaj “tulipanëve”.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas humbjeve nga Austria dhe Ukraina, të hënën, më 21 qershor, në orën 18.00, do të zhvillojë sfidën e fundit të “EURO 2020”, kundër kombëtares së Holandës.