Thierry Henry ka kthyer mbrapa akrepat e orës me një goditje dënimi magjike në stërvitjen e Belgjikës.
Legjenda e futbollit francez ka dërguar topin në trekëndësh me një ekzekutim perfekt.
Një goditje që ka entuziazmuar Lukaku-n dhe që ka dëshpëruar De Bruyne.
“Kemi gjysmë ore që stërvitemi. Shënuam pak gola. Vjen ai me të majtën e tij dhe na vrau! Dhe ne kemi një ndeshje nesër. Është tërhequr prej dhjetë vjetësh, demoralizoi gjithë ekipin”.