Gjenerata e Prishtinës në periudhën 1989-1990, ka qenë gjeneratë e jashtëzakonshme në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë dhe që luftonte për t’u rikthyer në elitë!
Përveç portierit Vuksanoviq dhe mbrojtësit Kolenoviq, të gjithë ishin shqiptarë.
Në vjeshtën e vitit 1989 dolën në skenë emra të ri dhe që e çonin peshë atë ligë, si Ardian Kozniku, Besnik Kollari, Arbër Hasangjekaj, Shefqet Lajçi, Sunaj Keçi etj.
Në radhët e skuadrës kroate paraqitej edhe Agim Xhafa, ndërsa në sfidën me Prishtinën mungonte Sami Dobreva.
Shefqet Lajçi ishte ndër sulmuesit më të mirë të ligës dhe jashtëzakonisht i frikshëm për skuadrat rivale.
Me 8 tetor të vitit 1989, Prishtina ngadhënjeu në Dubrovnik me rezultat 3:1 ndaj Goshk Jugut, në kuadër të javës së 10-të. Pas kësaj jave renditet në vend të tretë me 14 pikë ose me 7 fitore e 3 humbje, ndërsa Proleteri kryesonte me 16 pikë dhe Slloboda e Uzhicës në vend të dytë me 14 sosh. Shënues: Bilberoviqi (81') - Shefqet Lajçi (18'), Ardian Kozniku (45'), Nazmi Rama (59'-nga penalltia).
Duhet theksuar se kjo gjeneratë e mbushi përplot stadiumin e Prishtinës, me 30 mijë shikues në fitoren me rezultat 4:0 ndaj Zemunit, në pranverën e vitit 1990.
Goshk Jug – Prishtina 1:3
Stadiumi i qytetit në Lapad të Duubrovnikut.
Shikues: 1000.
Gjyqtarë: M. Ausec, M. Çuliqi, R. MIlutinoviqi.
Shënues: Bilberoviqi (81') - Shefqet Lajçi (18'), Ardian Kozniku (45'), Nazmi Rama (59'-nga penalltia).
Goshk Jugu: Hasanoviq 5, Miaq (Vrankoviq 5), Gligoriq 5, Shastran 5, Bilberoviq 5, Agim Xhafa 6, Serajliq 5, Nikoliq 6, Gjukiq 5, Koriq 5 (Gospiq 5) dhe Lazareviq 5.
Prishtina: Bozhidar Vuksanoviq 8, Nazmi Rama 7, Gani Llapashtica 8, Sunaj Keçi 8, Arbnor Morina 8, Muhamed Kolenoviqi 8, Arbër Hasangjekaj 8, Besnik Kollari 7, Shefqet Lajçi 7, Mensur Nexhipi 8 dhe Ardian Kozniku 8.