Turqia do të luajë kundër Zvicrës së Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Admir Mehmedit.
Zvicrës i duhet fitorja me çdo kusht, përndryshe i mbledh valixhet për në shtëpi.
Kjo ndeshej luhet sot në Baku në orën 18.00, është e xhiros së fundit të grupit A në Kampionatin Evropian.
Bastet favorizojnë Zvicrën.
“10Bet” favorizon Zvicrën, për fitore e ka koeficientin 1.68, ndërsa për barazim 4.20 dhe për triumfin e turqve 4.90.
“Bet365” për triumfin e Zvicrës e ka 1.61, për barazim 4.00 dhe për fitoren e turqve 5.00.
“888sport”, pothuajse e ka të ngjashme koeficientin, 1.65 për fitoren e Zvicrës, për barazim 4.10 dhe për triumfin e turqve 5.20.