Merre ose lere

Futboll

Merre ose lere

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:01
Guardiola

Manchester City është i vendosur të ofrojë një marrëveshje në stilin "merre-ose-lëre" drejtë Tottenhamit për Harry Kane duke ofruar 100 milionë euro, raporton “The Star”.

Skuadra e Pep Guardiolas është favoriti më i madh për kapitenin e Anglisë, i cili dëshirontë ndryshojë skuadër në mënyrë që ta pasurojë karrierën e tij me trofe.

Sidoqoftë, City duket se do të ballafaqohet me një qëndrim të fortë të Tottenhamit që po synon të përfitojnë sa më shumë nga largimi i Kane dhe kërkesa e tyre shkon deri në 150 milion euro.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin zhvillimet me këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat