Tashmë pothuajse është e kryer kjo punë. Gianluigi Donnarumma do të jetë lojtari më i ri i Paris Saint-Germainit.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se Donnarumma do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër në Firenzë.
Donnarumma do të jetë portieri i ri i Paris Saint-Germainit dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026.
Kështu, Donnarumma largohet nga klubi që i ofroi cdo gjë. Ai ishte pjesë e ekipit të parë të Milanit që nga viti 2015 dhe deri tash ka bërë 215 paraqitje, duke e siguruar vendin e titullarit edhe te ekipi kombëtar i Italisë.