Lamtumira e Sergio Ramos nga Real Madrid ka befasuar botën e futbollit.
Jo të gjithë kanë qenë dakord me vendimin e spanjollit për ta avzhduar karrierën diku tjetër.
Marca ka intervistuar “komshinjtë e tij” në Camas, vendlindja e lojtarit, të cilët banojnë afër shtëpisë së prindërve dhe familjarëve të tij.
“E kuptojmë zgjedhjen e tij. Kishte ardhur momenti të ndahej me blancos. Por Sergio ka akoma edhe 2-3 vite në nivele të larta. Këtu në Camas e mbështesim”, ka thënë një nga komshinjtë.
Megjithatë, një tjetër ka patur mendim të kundërt: “Ka gabuar gjithçka. E duam, është një madrilen, por ka gabuar. Mendoj se duhet ta kishte mbyllur karrierën me Real Madrid”.
Domethënë, jo të gjithë e kanë pritur mirë vendimin e Gran Capitan për ta vazhduar karrierën me një ekip tjetër.