Në pjesën e dytë Ousmane Dembele e braktisi fushën për shkak të një problemi në gju.
Sulmuesi i Barcelonës do t’i nënshtrohet testeve për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tendinës së gjurit.
Me ndeshjen në barazim 1-1, Dembele u aktivizua nga Deschamps në minutën e 57 të takimit në Budapest, për të zëvendësuar Rabiot, në tentativë për një impuls më të lartë sulmues.
Ndeshja e francezit zgjati vetëm 30 minuta, sepse në të 87-të doli nga fusha, pas një dhimbje të ndjerë në gju, duke i lënë vendin Lemar..