Shaqiri shton epërsinë për Zvicrën.
Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e dytë për Zvicrën në sfidën kundër Turqisë.
Në Baku, futbollisti kosovar në minutën 26 ka tronditur turqit duke shënuar golin e tij të parë në kampionatin evropian.
Zvicra pas epërsisë prej 2:0 ka shtuar gjasat për të siguruar raundin tjetër të Euro 2020.