Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, sot ka shënuar dy gola spektakolar, në minutën e 26-të nga rreth 20 metra, ku la të shtangur portierin turk dhe në të atë të 68-tën nga rreth 14 metra, realizoi në këndin e djathtë të epërm.
Shaqiri u paraqit 76 minuta dhe është lojtar i ndeshjes.
Faqja e specializuar për nota “Sofascore”, Shaqirin e shpall lojtar të ndeshjes.
Notat e lojtarëve
Shaqiri vlerësohet me notën 8,8, ndërsa kapiteni Granit Xhaka me 7.5.
Zvicra e mposhti me rezultat 3:1 Turqinë.
Italia përfundon në vend të parë në Grupin A, me gjithsej 9 pikë, pasojnë Uellsi 4, Zvicra 4 dhe Turqia në fund me 0 pikë. Italia dhe Uellsi kualifikohen në të tetën e finales, ndërsa Zvicra duhet të pres renditjen e Kombëtareve tjera.