Qershori i artë i Xherdan Shaqirit, sidomos e lidhin dy data të veçanta 20 dhe 22 qershor.
Para tre vjetësh (me 22 qershor - 2018) Xherdan Shaqiri e rrafshoi Serbinë në Kaliningrad të Rusisë, me golin që e shënoi në minutën e 90-të, kur Zvicra triumfoi me rezultat 2:1.
Goli i Shaqirit e çoi në shtëpi Serbinë, duke ia humbur të gjitha shpresat në fazën e grupit.
Ishte goli dhe fitorja më e ëmbël e tij sepse e kishte nokautuar Serbinë, armikun më të madh të Kosovës dhe kombit shqiptar.
Shaqiri sot me 20 qershor, pas tre vjetësh, u tregua i papërmbajtshëm për Turqinë, duke i shënuar dy eurogola, në minutën e 26-të, nga 20 metra dhe në atë të 68-tën nga rreth 14 metra.
Shaqiri i artë, spektakolar dhe i frikshëm për rival. Turqia sot paketon valixhet për në shtëpi, eliminohet nga Kampionati Evropian.