Trajneri i Italisë Roberto Mancini u tregoi lojtarëve të tij se ai ende di të kontrollojë topin në mënyrë magjike kur ndaloi një top me thembrën e tij gjatë pjesës së parë kundër Uellsit.
“Azurrët” e mposhtën Uellsin më rezultat minimal 1-0 duke u konfirmuar kështu si lider i grupit A, përcjellë KosovaPress.
Një top i gjatë nga Uellsi përfundoi duke kapërcyer vijën anësore afër bankës së Italisë dhe Mancini e shfrytëzoi rastin për t’iu treguar lojtarëve se ai ende e zotëron atë prekjen magjike duke e qetësuar topin prapa shpinës së tij.
Ja momenti:
the virgin Roberto Mancini vs. the chad Gregg Berhalter pic.twitter.com/3UQGo8z1vk
— John Muller (@johnspacemuller) June 20, 2021