Futbollisti Ardian Muja largohet nga skuadra e Trepçës ’89. Mitrovicasit mbesin edhe pa një lojtar të mirë.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e klubit KF Trepça 89.
Mirënjohës dhe falënderues për të gjithë juve për përkrahjen e vazhdueshme që keni bërë si në drejtim timin e ashtu edhe të shokëve të skuadrës, faleminderit edhe presidentit të klubit z. Abedin Zeka si dhe të gjithë stafit teknik të trenerëve me të cilët kam punuar gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare.
Klubit i dëshirojë rikthim të shpejtë në Superligë aty ku edhe e ka vendin.
Ndërsa për të ardhmen time do të vendosi në ditët në vazhdim”, njofton Muja.