Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka iu ka reaguar kritikëve pas fitores shpresëdhënëse të Zvicrës 3:1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit grupore në Euro 2020.
Ai përmes facebook-ut, la një mesazh duke u thënë se “të vërtetën e themi në fushë”.
Xhaka, i cili është duke e udhëhequr Zvicrën si kapiten në këtë turne, ishte në qendër të kritikave bashkë me Xherdan Shaqirin dhe bashkëlojtarët e tjetër nga mediat zvicerane pas barazimit me Uellsin në ndeshjen hapëse dhe humbjes ndaj Italisë në ndeshjen e dytë.
Por, që kësaj radhe ekipi i Zvicrrës fitoi në këtë ndeshje.