Italia e trajnerit Roberto Mancini e vazhdoi formën e lartë dhe të frikshme në Euro 2020, duke mos pranuar gol as pas mbi 1.000 minutave lojë.
Në minutën e 36-të në fitoren 1:0 Uellsin në ndeshjen e fundit në Grupin A, Italia e kaloi shifrën prej 1.000 minutave pa pranuar gol.
Derisa nuk e ka pranuar asnjë gol gjatë kësaj periudhe të gjatë, Italia ua ka shënuar 32 gola ekipeve kundërshtare.
Italia e mbylli Grupin A me nëntë pikë, pas tri fitoreve në po aq ndeshje, duke mos pësuar fare gol.
Skuadra e Mancinit kaloi në mesin e 16 më të mirëve në Euro si ekipi më në formë.
Italia është e pamposhtur në 30 ndeshjet e fundit, ndërsa i ka fituar 11 ndeshjet e fundit pa pësuar gol.
Kjo është ecuria më e gjatë pa humbje në historinë e ekipit kombëtar italian.