Anid Kurti, djali i ish futbollistit të mirënjohur, Xhevatit, vlerësohet ndër talentet më të mëdhenj në Finlandë, me ekipin e tij shkëlqyen në një turne në Finlandë.
“Anidi dhe ekipi i Ilves P-11 e fituan turneun ‘Ilves Cup’, që mbahet çdo vite në Tampere me ekipet më të mira të Finlandës!
Ne finale Ilves - HJK 2:1”, ka shkruar Xhevat Kurti.

Anidi përveç që është i shpejt dhe driblues i hatashëm, është edhe i jashtëzakonshëm për goditje nga distanca.
Me një fjalë, vjen nga një familje sportistësh, babai i tij, Xhevati ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë, po ashtu edhe axha i tij, Shefqeti, prej mbrojtësve më të mirë në vitet e pasluftës në Kosovë.