Klubi spanjoll Barcelona, po kërkon transferimin e futbollistit të Atalantas Robin Gosens.
Sipas ‘Sport 1’, Barcelona është e interesuar për transferimin e Gosens në afatin kalimtar të verës.
“Blaugranët” kanë kontaktuar agjentët e futbollistit në lidhje me situatën e tij.
Interesim për 26- vjeçarin, kanë shprehur shumë skuadra në Itali dhe Angli, së fundmi është inkuadruar në garë edhe Barça.
Gosens ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2023, por klubi italian mund ta shesë atë për të paktën 35 milionë euro.
Gjermani, sezonin e kaluar zhvilloi 44 paraqitje me fanellën e Atalantas në të gjitha garat duke realizuar 12 gola dhe 8 asistime.