Skuadra nga kryeqyteti, FC Prishtina, para ndeshjes së nesërme që do ta luaj përballë kampionit të San Marinos, Folgore, i gjithë ekipi ka rezultuar negativë me COVID-19.
Lajmin se i gjithë ekipi ka rezultuar negativë e ka konfirmuar vet klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në Facebook.
Pas testimit zyrtar të mbrëmshëm, e tërë ekspedita e skuadrës rezulton negative. Skuadra sot mban seancën stërvitore zyrtare në Stadiumi Elbasan Arena nga ora 20″, ka shkruar klubi.
Kujtojmë se nesër kampioni i Kosovës në Superligën e Futbollit do të luaj përballë Folgore në kuadër të fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.