Klubi anglez Manchester United i ka ofruar kontratë të re mesfushorit Paul Pogba.
Sipas ‘The Sun’, Man Utd janë të gatshëm ta bëjnë Pogban futbollistin më të paguar në Angli.
Thuhet se United i kanë ofruar mesfushorit kontratë re me page mbi 450 mijë euro në javë.
Interesim për Pogban kanë shfaqur PSG, Real Madrid dhe Juventus, por me pagën që i kanë ofruar “Djajtë e Kuq” duket se ai do të mbetet në “Old Trafford”.
28- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 42 paraqitje me fanellën e Man Utd në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.