Reprezentuesi i Kosovës, për 2 vjet me Schalke 04

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës, për 2 vjet me Schalke 04

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 19:48
Blendi Idrizi

Reprezentuesi i kombëtarës së Kosovës, Blendi Idrizi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman, Schalke 04.

Marrveshja është e vlefshme për 2 vite të ardhshme, dhe Idrizi pritet që shumë shpejt t’i bashkohet ekipit të parë.

Futbollisti 23 vjeçar ka qënë më i dalluari te ekipi i dytë i Schalkes, teksa më parë ka qëne pjesë e grupmoshave te reja te Koln, Ache e Bonner SC.

Së fundi Idrizi, luajti me kombëtaren e Kosovës në dy ndeshjet miqësore ndaj San Marinos dhe Maltes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat