Austria ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, pasi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve e mposhti Ukrainën me rezultat minimal 0:1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 21-të, ku Baumgartner realizoi golin ndoshta më të rëndësishmin e karrierës.
Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe kështu austriakët iu gëzuan kualifikimit tutje.
Austria grumbulloi gjashtë pikë dhe kualifikohet tutje si e dyta në grup, kurse Ukraina mbetet e treta me tri pikë dhe shpreson të kualifikohet prej pozitës së tretë, por do të jetë shumë e vështirë.