E plotësuar (10:55): Danimarka ka bërë mrekullinë në xhiron e fundit. Danezët shënuan fitoren e madhe ndaj Rusisë me rezultat 1:4 dhe u kualifikuan tutje me vetëm tri pikë të mbledhura.
Damsgaard shënoi golin e parë në minutën e 38-të, rezultat me të cilin u krye pjesa e parë.
Poulsen e dyfishoi epërsinë në të 59-tën, para se Dzyuba të ngushtonte epërsinë nga penalltia 11 minuta më vonë.
Christensen dhe Maehle shënuan nga një gol të bukur për rezultatin final 1:4.
Me këtë fitore, Danimarka kualifikohet nga vendi i dytë në 1/8 e finales.
Danezët grumbulluan tri pikë, aq sa kishin edhe Finlanda dhe Rusia, por Danimarka kishte goldallim më të mirë.
Në vendin e tretë mbetet Finlanda dhe do të shpresojë të kualifikohet, por do ta ketë shumë vështirë.

***
Ka startuar në orën 21:00 sfida Rusi-Danimarkë e vlefshme për Grupin B në Kampionatin Europian.
Kjo ndeshje pritet me mjaft interes pasi dyja skuadra do të tentojnë më të mirën, teksa danezët janë në kërkim të triumfit të parë në këtë kompeticion. Një triumf që mund të sjellë kualifikimin. Rasti i Eriksen nuk ndikoi aspak tek danezët të cilët zhvilluan një sfidë fantastike në sfidën ndaj Belgjikës, por në fund diferencën e bënë lojtarët cilësorë.
Nga ana tjetër, Rusia vjen më e qetë në këtë sfidë pasi ndodhet në kuotën e 3 pikëve, teksa do të kërkojnë të marrin 1 pikë që me shumë gjasa do i siguronte kualifikimin.
Hjulmand do të hedhë formacionin më të mirë në fushën e lojës me lojtarë si Brethueit, Polsen dhe Kjaer ndërsa rusët do të mbështeten tek kapiteni i skuadrës, sulmuesi Dzuba.
LIVE: RUSI-DANIMARKË 1-2
Dzuba 69′ (p) / Damsgard 38′ , Polsen 59′
?️G⚽L DE RUSIA‼️
— ElForasteroDeportivo (@ElForadeportivo) June 21, 2021
? Dzyuba (P) ⏱️70'
?? Rusia 1️⃣?2️⃣ Dinamarca ??#EURO2020 #RUS #DEN
UNITE A NUESTRO TELEGRAM ⤵️
Y mira todos los goles cuando quieras
▶️ https://t.co/r879qSoKQfhttps://t.co/TzOHAG8YJn
Yussuf Poulsen gifted a goal for Denmark after a HUGE Russia error! That could wrap up qualification! #DENhttps://t.co/BTxJiQnxHR
— Row Z (@RowZMedia) June 21, 2021
FORMACIONET ZYRTARE
