Milani ka humbur dy titullarë të sezoneve të fundit, teksa Donaruama dhe Çalhanoglu janë larguar përfundimisht.
Portieri do të vazhdojë karrierën te PSG-ja në Francë, ndërsa fantazisti turk ka vendosur të kalojë te Interi.
Megjithatë përveç largimeve, te kuqezinjtë po mendojnë edhe për përforcimin e skuadrës. Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Milanit po punojnë për një goditje të trefishtë nga Reali i Madridit.
Bëhet fjalë për fantazistin Brahim Diaz, mesfushorin Dani Sebajos dhe mbrojtësin e djathtë Alvaro Odriozola. Situata për këtë të fundit është pak më ndryshe, pasi objektivi kryesor i Milanit për krahun e djathtë, është Diogo Dalo, i cili luajti në sezonin e fundit si i huazuar në “San Siro”, njëjtë edhe si Diaz.