UEFA merr vendimin përfundimtar!
UEFA ka refuzuar kërkesën që stadiumi “Allianz Arena” të ndriçohet me ngjyrat e komunitetit të LGBT.
Gjermanët donin të dërgonin një mesazh solidariteti për LGBT, duke kërkuar që për ndeshjen me Hungarinë të ndriçonin stadiumin me ngjyrat e ylberit. Megjithatë kjo nuk është pranuar nga UEFA, që ka refuzuar këtë kërkesë.
Kujtojmë se në ndeshjen me Portugalinë, portieri Nojer mbajti në krahun e tij, shiritin e kapitenit, që kishte ngjyrat e komunitetit në fjalë dhe u hap një hetim ndaj tij, por nuk pati një dënim.