Futbollistët e Skëndijës kanë shënuar fitore kundër Shkupit, në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri në Ligën e parë dhe ndeshjet europiane, me rezultat 2-0.
Trajneri Gjoka nuk taktizoi shumë, dhe në fushë doli me ekip cilësor. Kampioni kaloi në epërsi në minutën e 24-të, ndërsa golashënues ishte sulmuesi Rubin Hebaj.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë e Tetovës ngritën epërsinë në 2-0 kurse golashënues ishte Besart Ibraimi.
Të dyja ekipet po përgatiten për javët paraeliminatore për kualifikim në Ligën e kampionëve dhe Ligën e Konferencës.
Shkëndija dhe Shkupi ndeshjet e tyre do ti luajnë në javën e parë të muajit korrik.