Gigi Buffon bëri befasinë e madhe këtë afat kalimtar dhe vendosi që pas 20 viteve të rikthehej te Parma, klub me të cilin u promovua në futbollin e madh.
Mbrëmjen e sotme, në stadiumin Tardini do të bëhet edhe prezantimi para tifozëve i legjendës së portës.
Për arsye të COVID, prezent në stadium do të jenë vetëm 1000 persona, megjithatë të gjitha ulëset e parashikuara do të jenë të zëna duke qenë se vendet janë ezauruar të tëra.
Kështu, do të jetë një pritje e ngrohtë për Buffon, i cili ka lënë kujtime të bukura nga periudha e tij gjashtëvjeçare me emilianët.