Mezon Maunt dhe Ben Çiluell nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Republikës Çeke dhe do të vetë izolohen.
Kjo vjen si pasojë se dy yjet e Anglisë u takuan me lojtarin e Skocisë, Billi Gilmur gjatë ndeshjes derbi të Britanisë së Madhe të premten e kaluar dhe ky i fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë Federata Angleze e Futbollit me anë të një komunikate zyrtare.
Në deklaratë thuhet se të dy lojtarët do të qëndrojnë të vetë-izoluar deri më 28 qershor duke u stërvitur individualisht në qendrën stërvitore të skuadrës së Totenhemit.
Anglia ndodhet në Grupin D dhe aktualisht ka grumbulluar 4 pikë nga ku edhe me barazimi në mbrëmjen e sotme do t’i kualifikonte.