Serxho Ramos është në treg si një futbollist i lirë teksa e mbylli aventurën me Real Madrid. Mbrojtësi spanjoll ka kërkesa të shumta në merkato teksa një nga ata që e mendon goditjen e bujshme është Roma.
Verdhekuqtë kanë një as nën mëngë si trajneri Hoze Murinjo, me luzitanin që ka punuar me Ramos te Real Madrid.
Murinjo do të bëjë pjesën e tij për ta bindur spanjollin të rreshtohet përkrah Marash Kumbullës në sezonin e ardhshëm, mirëpo vështirësitë i ka klubi italian në lidhje me rrogën e mbrojtësit, shkruan VIP sport.
Ramos është mësuar të fitohë shuma të mëdha në Spanjë, ndërsa edhe klubi si PSG e Mançester Junajtid janë gati ta bindin ekonomikisht. Në këtë pikë, verdhekuqtë janë disi prapa, mëgjithatë mbetet të shohet nëse do të bëjnë sakrifica financiare.