Sadio Mane nuk e harron vendlindjen e tij.
Sulmuesi i Liverpulit është një ndër aktivët në fushën e bamirësisë dhe këtë herë falë donacionit të tij në qytetin e tij të lindjes në Senegal ka kontribuar me 500.000 euro për të krijuar një spital të ri.
Një veprim me zemërgjerësi nga sulmuesi 29-vjeçar afrikan i skuadrës së Liverpulit i cili kryen diçka të jashtëzakonshme për bashkombasit e tij.
Mane ishte një ndër kryesorët e Liverpulit gjatë sezonit të kaluar ku u aktivizua në 48 ndeshje duke realizuar 16 gola dhe duke dhuruar 9 asist.