Samuel Eto’o pretendon se do ta merrte Sergio Ramos, nëse do të ishte në krye të Barcelonës.
Po kështu, kamerunasi mbetet i sigurt se Lionel Messi do të angazhohet për një kontratë të re në “Camp Nou”. Një figurë ikonike në futbollin spanjoll po përgatitet për një ndryshim klubi këtë verë. Ramos i ndërpreu lidhjet me Real Madridin pas një periudhe 16-vjeçare në “Santiago Bernabeu”.
Vende të ndryshme zbarkimi janë hedhur në diskutim për 35-vjeçarin, me gjigandët e Ligue 1, PSG, që mesa duket kryeson “ankandin”. Ish-sulmuesi i njohur kamerunas, Eto’o, tha për “AS”:
“Shpresoj që Sergio të shkojë te PSG. Nëse mund ta merrja te Barça, do ta bëja pa hezitim. Nëse shkon te PSG, unë do të mbetem i lumtur. E di se do t’i ndihmonte parizienët të fitonin Ligën e Kampionëve, gjë që po rezulton shumë e vështirë”.