Barcelona nuk është në momentin e saj më të mirë financiar.
Ndaj, për të bërë ndërhyrje në këtë merkato, kishte menduar të nxirrte në treg Osman Dembele.
Por, ky i fundit ka prishur tërësisht planet e blaugranave duke qenë se u dëmtua me Francën në Euro 2020. Madje, dëmtimi është më i rëndë seç parashikohej dhe sulmuesi do të mungojë për tre muaj.
Kështu, ai do të rikthehet i gatshëm për Barcelonën vetëm në fund të shtatorit dhe në këtë formë, spanjollët nuk e nxjerrin dot në merkato.
Ndërkohë, kontrata e Dembele skadon në vitin 2022 dhe Barcelona duhet të vendosë nëse do t’ia rinovojë apo ta lejojë të largohet më pas me parametër zero.