Dyshja e Chelseat tani është në vet-izolim pasi që kishin kontakt me shokun e skuadrës tek “Blutë” Billy Gilmour në barazimin pa gola kundër Skocisë.
Mason Mount dhe Ben Chilwell janë shprehur të dëshpëruar që do të mungojnë në ndeshjen e fundit të Anglisë kundër Çekisë në këtë Euro 2020, për shkak që kanë hyrë në vet-izolim.
Dyshja e Chelseat kishin kontakt me shokun e skuadrës Billy Gilmour, i cili pas barazimit pa gola me Anglinë, rezultoi pozitiv me Covid-19, dhe kështu Mount dhe Chilwell janë larguar nga skuadra e “Tre Luanëve”.
“Jam shumë i dëshpëruar që do të mungoj në ndeshjen e sotme. Do të bëj tifo për shokët si gjithmonë dhe do të sigurohem që do të jem i gatshëm përsëri kur të marr ftesë. Forca Angli!”, tha Mount.
Po ashtu, Chilwell i cili ende nuk është paraqitur në këtë Kampionat Evropian, do të mungoj sot, u shpreh jo i kënaqur që nuk do të jetë i pranishëm me Anglinë sot.
“Është një gjë e vështirë për ta pranuar, dhe jam i dëshpëruar, por ju dëshirojë shokëve gjitha të mirat në ndeshjen e sotme. Do të bëj tifo për të gjithë. Do të sigurohem që të jem i gatshëm kur t’i bashkohem skuadrës. Forca Angli!”, shkruante Chilwell në rrjetin social “Twitter”.
Mount dhe Chilwell nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e sotme të Anglisë kundër Çekisë, ndeshje kjo e xhiros së tretë dhe të fundit të Euro 2020.