Braziliani Marlon është përforcimi i ri i Shakhtar Donetsk për sezonin e ardhshëm.
26-vjeçari mbylli aventurën me Sassuolon, skuadër ku qëndroi për tre vjet pas transferimit nga Barcelona në vititn 2018.
Tek klubi ukrainas mbrojtësi, i cili firmosi deri në 2026 rigjeti trajnerin Roberto De Zerbi, i cili e ka stërvitur në kohën kur drejtonte pikërisht skuadrën italiane.
Për blerjen e Marlon, Shakhtar Donetsk derdhi në arkat e Sassulos 12 milionë euro plus bonuset.