Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne raportohet se e ka refuzuar propozimin e drejtuesve të klubit për ta zvogëluar pagën derisa ka spekulime për një interesim të Barcelonës për shërbimet e tij.
Kontrata e 30 vjeçarit do të skadojë në qershor të viti 2022 dhe nuk ka arritur ende një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në stadiumin “Digo Armando Maradona”.
Sipas “Calciomercato” dhe “Tuttosport”, Napoli dëshiron t'i ofrojë atij një pagë më të ulët sesa paga e tij aktuale prej 4.5 milionë euro në vit. Një propozim që Insigne nuk është i gatshëm ta pranojë.
Prandaj, e ardhmja e tij në Napoli është në dyshim dhe mund të ndodh që ai të largohet vitin e ardhshëm me parametra zero.
Ndërkohë, sipas “Sportitalia”, Barcelona po e monitoron lojtarin i cili shënoi 19 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat me Napolin sezonin e kaluar.