Mbi 60,000 tifozë do të pranohen në stadiumin “Wembley” për gjysmëfinalet dhe finalen e Euro2020, të planifikuara për datat 6-7 dhe 11 korrik. Ky lajm erdhi nga qeveria britanike.
Kapaciteti i stadiumit të Londrës që do të presë edhe ndeshjen e 1/8 e finales midis Italisë dhe Austrisë do të rritet në 75%.
Në fazën e grupeve, stadiumi i Londrës mirëpriti 22,500 spektatorë, një e katërta e kapacitetit total, ndërsa tashmë ishte vendosur nga faza 1/16 që ky numër mund të dyfishohej.
Ndeshja Itali - Austri, e cila zhvillohet të shtunën më 26 qershor, do të luhet para 45 mijë shikuesve, dyfishi i numrit të ndeshjeve të Anglisë kundër Kroacisë, Skocisë dhe Republikës Çeke.